Hovenier: Vlerësojmë qasjen konstruktive, marrëveshja avancon përpjekjet për normalizim marrëdhëniesh

Hovenier: Vlerësojmë qasjen konstruktive, marrëveshja avancon përpjekjet për normalizim marrëdhëniesh

Aktuale November 24, 2022 - 08:45

Dje Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targat ilegale.

Për këtë ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hovenieri ka thënë se mirëpret këtë marrëveshje, duke u shprehur se në këtë mënyrë ruhet siguria dhe avancohen përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve, raporton Zeri.info.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Twitter.

Kujtojmë se me këtë marrëveshje është paraparë që Serbia të mos lëshojë më targa me emërtime të qyteteve në Kosovës, kurse autoritetet kosovare nuk do të detyrojnë shoferët që kanë këto targa të i riregjistrojnë veturat e tyre. /Zëri