BBC-ja i bën jehonë lajmit për arritjen e marrëveshjes për targat

BBC-ja i bën jehonë lajmit për arritjen e marrëveshjes për targat

Aktuale November 24, 2022 - 08:42

Arritja e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Është gjiganti medial britanik, BBC, i cili ia ka kushtuar një artikull marrëveshjes për targat.

Sipas BBC-së, para se të arrihej kjo marrëveshjeje kishte rrezik që të shkaktoheshin tensione dhe dhunë në pjesën veriore të Kosovës, transmeton “Zeri.info”.

“Ne kemi arritur një marrëveshje”, citon BBC-ja deklaratën shefit të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili po ashtu theksoi se të dyja palët janë duke u përpjekur që të normalizojnë marrëdhëniet.

“Autoritetet kosovare kanë paralajmëruar shoferët se që nga e enjtja do të gjobiten nëse vazhdojnë të mbajnë targat e lëshuara nga Beogradi. Por, Borrelli ka thënë se me këtë marrëveshje Serbia do të ndalojë së lëshuari targa me emërtimet e qyteteve të Kosovës, kurse Kosova nuk do të detyrojë veturat që mbajnë targa ilegale të riregjistrohen”, shkruan më tutje BBC, transmeton “Zeri.info”.

BBC-ja po ashtu shkruan se Borrelli të hënën ishte shprehur i zemëruar, pasi Kosova, respektivisht kryeministri Albin Kurti, kishte refuzuar çdo propozim të BE-së për të arritur një marrëveshje ose dakordim për targat.

“Por Kosova iu rikthye negociatave nga presioni i SHBA-së, thotë gazetari i BCC-së për Ballkan, Guy Delauney. Ai ndër të tjera ka thënë se marrëveshja duket pothuajse e njëjtë më propozimin që bëri BE-ja më herët gjatë javës”, shkruan BBC.

Autoritetet e Kosovës duan që minoriteti serb të dorëzojë targat ilegale që janë të lëshuara nga Serbia. Policia e Kosovës planifikonte që gjobat për shoferët serbë që mbajnë këto targa të ishin nga 150 euro. /Zëri