Mot me diell, shi e borë na pret sot

Mot me diell, shi e borë na pret sot

Aktuale November 24, 2022 - 08:13

Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

“Prishtina Weather”, përmes një njoftimi në profilin e tyre zyrtar në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbretërojë mot me shi, diell e në zona malore edhe borë, shkruan “Zeri.info”.

“24.11 - Reshje kalimtare shiu orëve të mëngjesit. Gjatë ditës vranësirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale me diell. Zonave malore priten edhe reshje bore”, thuhet në njoftimin e tyre. /Zëri