Dardan Molliqaj: Prej RKS në targa KM, kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”
Foto: Laura Hasani

Dardan Molliqaj: Prej RKS në targa KM, kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”

Aktuale November 24, 2022 - 08:08

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Molliqaj, përmes një shkrimi në Facebook, tha se kaq e pati rezistenca e kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, dakordimi i sotëm hap rrugën për dakordimet e reja.

“Prej #RKS drejt e n’targat KM. Kaq e pati “rezistenca e Albin Kurtit”. Sonte nënshkruan marrëveshje që as ata vet s’po mund ta mbrojnë. Por më e rënda është që dakordimi i sotëm hap rrugën për dakordimet e reja. Krejt zhvillimet dhe tensionimet për targat u bënë për t’ia hapur rrugën planit franko-gjerman ku nuk ka njohje e ka Asociacion”, shkroi ndër të tjera Molliqaj.

Sipas tij, Kurti përmes imazhit të rezistencës i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë.

“Kjo është trajektorja e Albin Kurtit: përmes imazhit të rezistencës, i pranon të gjitha marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Marrëveshjet që nuk e zgjidhin problemin dhe na e lënë brenda konfliktin”, shkroi ai. /Zëri