Këshilltari i Blinkenit telefonon Kurtin: Faleminderit, u tregove konstruktiv!

Këshilltari i Blinkenit telefonon Kurtin: Faleminderit, u tregove konstruktiv!

Aktuale November 24, 2022 - 08:02

Kosova dhe Serbia të mërkurën mbrëma kanë arritur marrëveshje për targat.

Derek Chollet, këshilltari special i sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, për ta falënderuar për “angazhimin konstruktiv” në gjetjen e zgjidhjes për uljen e tensioneve të shkaktuara rreth targave ilegale serbe që qarkullojnë në Kosovë.

“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkruan Cholleti në llogarinë e tij në Twitter.

“Kurtin e falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge drejt deeskalimit të tensioneve dhe përkushtimin që urgjentisht të punohet në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm”, përfundon cicërima e Cholletit.

Kosova dhe Serbia, përkatësisht kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, kanë nënshkruar marrëveshje në Bruksel për deeskalim, ku Kosova heqë dorë nga zbatimi i masave për veturat me targa ilegale, derisa Serbia zotohet se nuk do të prodhojë më të reja.