Borrell: Arrihet marrëveshja për targat

Borrell: Arrihet marrëveshja për targat

Aktuale November 23, 2022 - 22:28

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targat.

këtë e ka konfirmuar Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell, i cili ka njoftuar se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rëndë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të punuar në propozimin për normalizimin e marrdhënieve mes tyre, raporton Zeri.info.

Borrelli ka njoftuar se sipas marrëveshjes, Serbia nuk do të lëshojë më targa ilegale me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndal veprimet e mëtejshme për regjistrimin e automjeteve.

"Unë do t'i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm", ka shkruar Borrelli në Twitter. /Zëri