Osmani kujton Xhemajl Mustafën në 22-vjetorin e vrasjës: Autorët e krimit duhet të vihen para drejtësisë

Osmani kujton Xhemajl Mustafën në 22-vjetorin e vrasjës: Autorët e krimit duhet të vihen para drejtësisë

Aktuale November 23, 2022 - 21:36

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Xhemajl Mustafën, në 22 vjetorin e vrasjes.

Osmani ka thënë se Mustafa ishte zëri i së vërtetës në ditët e errëta të historisë sonë, ndaj vrasja e tij ishte goditje ndaj të vërtetës sonë dhe afirmimit të saj në botë.

Ajo më tej ka thënë se autorët e krimit duhet të vihen para drejtësisë. /Zëri

Ky është postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Sot u bën 22-vjet nga vrasja makabër e Xhemajl Mustafës, këshilltar i presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, intelektual, aktivist politik e zëdhënës i përpjekjes sonë për liri.

Ai ishte zëri i së vërtetës në ditët e errëta të historisë sonë, ndaj vrasja e tij ishte goditje ndaj të vërtetës sonë dhe afirmimit të saj në botë.

Sot e kujtojmë më pietet figurën e Xhemajl Mustafës, njeriu të urtë, konsistent e patriot.

Për njeriun e të vërtetës nevojitet e vërteta, ndaj autorët e krimit duhet të vihen para drejtësisë!