Osmani ia shpreh ambasadorit Abbott shqetësimet për dialogun me Serbinë

Osmani ia shpreh ambasadorit Abbott shqetësimet për dialogun me Serbinë

Aktuale November 23, 2022 - 19:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Presidenca ka njoftuar se në takim me ambasadorin Abbott, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë, duke shprehur qëndrimin dhe shqetësimet e Kosovës në këtë proces.

“Presidentja dhe ambasadori diskutuan edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me ç'rast Presidentja shprehu mirënjohjen e institucioneve të Kosovës për mbështetjen konsistente britanike”.

“Në takim, Presidentja Osmani ka përsëritur angazhimin proaktiv të institucioneve të Republikës për procesin e dialogut, të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, si dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes, sigurisë, sikurse edhe sundimit të ligjit në të gjithë territorin e shtetit”, thuhet në njoftim. /Zëri