Kosova para fundivitit aplikon për anëtarësim në BE

Kosova para fundivitit aplikon për anëtarësim në BE

Aktuale November 23, 2022 - 19:21

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti.

Kjo u bë e ditur sot nga takimi i parë i Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, i cili u kryesua nga kryeministri Albin Kurti, transmeton Zeri.info.

Përmes një njoftimit, thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për situatën gjeopolitike dhe zhvillimet tjera relevante.

“Komisioni konfirmoi përkushtimin dhe orientimin e vendit për integrim evropian dhe miratoi qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Në takim u tha se Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe se këtë e ka dëshmuar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e gjashtë vjet, Agjendës për Reforma Evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen në programe të BE-së dhe formateve të ndryshme brenda saj.

Anëtarët e komisionit gjithashtu diskutuan hapat e radhës të institucioneve vartëse deri te dorëzimi i aplikimit.

Ky komision ishte themeluar në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Kosovës dhe funksionon si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Zëri