Hamiti: Targat ilegale në veri janë të papranueshme

Hamiti: Targat ilegale në veri janë të papranueshme

Aktuale November 23, 2022 - 19:18

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovë, Muhamet Hamiti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se targat ilegale në Kosovë janë të papranueshme.

Ai tha se edhe letërnjoftimet ilegale të strukturave paralele serbe janë shkelje e jo sundim i ligjit në Kosovë.

“Targat ilegale të strukturave paralele serbe janë të papranueshme. Pse u pranuan letërnjoftimet ilegale të këtyre strukturave të Serbisë për Kosovë? – Pranimi i këtyre letërnjoftimeve ilegale është shkelje e ligjit në Kosovë. Jo sundim i ligjit”, ka shkruar Hamiti. /Zëri