KPK-ja kërcënon me masa radikale nëse Qeveria nuk e anulon vendimin për ulje të pagave

KPK-ja kërcënon me masa radikale nëse Qeveria nuk e anulon vendimin për ulje të pagave

Aktuale November 23, 2022 - 19:12

Pas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm ku është diskutuar vendimi i Qeverisë për përgjysmimin e pagave të prokurorëve.

KPK-ja ka bërë të ditur se në fillim të këtij takimi, anëtaret e KPK-së dhe kryeprokurorët e prokurorive të Kosovës një zëri kanë vlerësuar se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës është vendim kundërkushtetues dhe kundërligjor, si dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e sistemit prokurorial.

Në këtë takim Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë vendim ku kërkon nga Qeveria e së që menjëherë të anulojë vendimin Nr. 03/109 të datës 23 nëntor 2022.

Më tej thuhet se, puna e prokurorive do të reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale, po ashtu Këshilli dhe prokuroritë do të pezullojnë të gjitha format e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Nëse ky vendim nuk shfuqizohet deri me datë 08 dhjetor 2022, Këshilli do të do të vendosë për masa tjera më radikale.Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryeprokurorët e prokurorive”, thuhet në njoftim. /Zëri

ë