Nis takimi Bislimi – Petkoviq, Lajçaku shpreson të ketë marrëveshje

Nis takimi Bislimi – Petkoviq, Lajçaku shpreson të ketë marrëveshje

Aktuale November 23, 2022 - 16:10

Ka nisur në Bruksel takimi mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq, i ndërmjetësuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçaku shpreson që të ketë një marrëveshje nga ky takim, për siç ka thënë uljen e tensioneve dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve, transmeton Zeri.info

“Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve. Bisedimet janë në vazhdim”, ka shkruar Lajçaku në Tëitter. /Zëri