Reagon Bajrami: Nga sot prokurori i rastit “Brezovica” paguhet rreth një mijë euro më pak
Foto: Laura Hasani

Reagon Bajrami: Nga sot prokurori i rastit “Brezovica” paguhet rreth një mijë euro më pak

Aktuale November 23, 2022 - 14:10

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili vendim ua kthen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç i kishin para se t’i merrnin me rritje.

Sipas saj, prokurori i rastit “Brezovica” nga sot, me vendim të Qeverisë, paguhet rreth një mijë euro më pak, raporton Zeri.info.

“Prokurori që po merret me rastin 'Brezovica' nga sot me vendim të Qeverisë paguhet rreth një mijë euro më pak. Të mos e harrojmë inflacionin”, shkroi Bajrami.