Maliqi për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve: Pse u bë kjo në pikun e krizës me veriun?

Maliqi për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve: Pse u bë kjo në pikun e krizës me veriun?

Aktuale November 23, 2022 - 14:04

Politologu Agon Maliqi ka reaguar pasi Qeveria ka marrë vendim për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Maliqi ka thënë se me shkëputjen e kontratës kolektive të SBASHK-ut, uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, i marrjes së mjeteve nga buxheti i komunave, Kurti po synon t’i shkaktojë vetes jostabilitet politik, që më pas opozita ta votojë shkarkimin e tij, shkruan “Zeri.info”.

Ai ka thënë se pavarësisht këtyre vendimeve, zor se opozita do të kërkojë shkarkimin e tij dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Reagimi i plotë i Maliqit, pa ndërhyrje:

Cili është synimi i uljes së rrogave në sistemin e drejtësisë, i shkëputjes së kontratës kolektive të SBASHK, i marrjes së mjeteve prej buxhetit të Prishtinës - të gjitha në pikun e krizës me veriun? Kjo diqysh si me dasht me qëllim me i shkaktu vetes jostabilitet politik dhe me e provoku opozitën në zgjedhje të parakohshme. Tybe s'po me duket se e ka plan me e prek kush. Rrimë kryeministër, grahi... ti po din. /Zëri