Këshilli Prokurorial dhe Dogana e Kosovës me memorandum bashkëpunimi

Këshilli Prokurorial dhe Dogana e Kosovës me memorandum bashkëpunimi

Aktuale November 23, 2022 - 13:33

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Dogana e Kosovës kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit.

Sipas njoftimit, ky memorandum i bashkëpunimit është nënshkruar nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

“Qëllimi i këtij memorandumi është ndërlidhja e sistemeve elektronike dhe shkëmbimi i të dhënave në formë elektronike në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Doganës së Kosovës. Të gjitha të dhënat nga Dogana e Kosovës në prokurori do të dërgohen në formë elektronike nga sistemet e tyre për menaxhimin e lëndëve dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.

Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, kryesuesi i KPK-së dhe drejtori i Doganës së Kosovës vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm të dy institucioneve përkatëse, duke thënë se ky memorandum i nënshkruar sot vërteton gatishmërinë e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit, me qëllimin e vetëm - fuqizimin e luftës kundër dukurive kundërligjore. /Zëri