Qeveria emëron drejtorin e ri të Shërbimit Sprovues
Aktuale
November 23, 2022 - 11:39
Arsim Tahiri është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të Shërbimit Sprovues të Kosovës, në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Ai deri tani ishte zëvendësdrejtori i SHSK-së.
“Arsim Tahiri është përzgjedhur si propozim për emërim nga Ministria e Drejtësisë, prandaj më lejoni të ju njoftoj përkrahjen tonë ndaj Ministrisë së Drejtësisë që z. Tahiri të emërohet në pozitën e drejtorit të Shërbimit Sprovues”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Propozim-vendimi mori votat e të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Në detyrën e re, Tahiri do ta ketë një mandat katërvjeçar.