Edhe sot, mot i vranët dhe me shi
Aktuale
November 23, 2022 - 08:07
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i ngjashëm me të martën, vranët dhe me riga lokale shiu.
Por, ndryshe nga dje, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka paraparë rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Minimalet pritet të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit.