Tahiri: Kurti po dramatizon çështjen e targave për të përgatitur opinionin për kompromise

Tahiri: Kurti po dramatizon çështjen e targave për të përgatitur opinionin për kompromise

Aktuale November 22, 2022 - 19:10

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti po e dramatizon çështjen e targave.

Sipas Tahirit, kryeministri po përgatit opinionin për kompromise, e që sipas saj të parin e ka bërë duke pranuar planin franko-gjerman pa njohje reciproke, transmeton Zeri.info.

“Kurti po dramatizon çështjen e targave për te përgatitur opinionin për kompromise. Tashme te parin e beri duke pranuar mungesën e njohjes reciproke ne planin franko-gjerman”, ka shkruar Tahiri. /Zëri