Ministri i Jashtëm italian: Nuk kam thënë se Kosova është dekonstruktive në dialog
Foto: Laura Hasani

Ministri i Jashtëm italian: Nuk kam thënë se Kosova është dekonstruktive në dialog

Aktuale November 22, 2022 - 17:19

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani, ka thënë sot gjatë vizitës në Prishtinë se ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta shtyrë për 48 orë vendimin e masës së gjobitjes për targat.

Tajani i cili ka qendëruar edhe në Beograd para se të vinte në Prishtinë, ju përgjigje pyetjes së gazetarëve në konferencë për media në lidhje me atë nëse ka kritikuar Kosovën për mungesë të gatishmërisë për dialog, për çka mohoi të ketë thënë një gjë të tillë gjatë vizitës në Beograd, transmeton Zeri.info.

“Jam i lumtur që sot në Prishtinë e kam marr një mesazh të gatishmërisë për dialog e kemi vlerësuar vendimin e Kosovës për të shtyrë vendimin për 48 orë, ky është një sinjal i gatishmërisë. Gjatë bisedimeve sot në Beograd presidenti Vuçiq ma ka konfirmuar gjithashtu gatishmërinë për të dialoguar. Asnjëherë nuk kam thënë që Kosova nuk është e gatshme të dialogojë, unë kamë thënë se dy palët kanë dhënë sinjal të gatishmërisë”, tha Tajani.

Ai tha se nga Prishtina dhe Beogradi ka pranuar mesazhe pozitive për dialogun. /Zëri