“BE-ja dështoi të jetë neutrale për shkak të Borrellit, i cili vjen nga shteti që s’e njeh Kosovën”

“BE-ja dështoi të jetë neutrale për shkak të Borrellit, i cili vjen nga shteti që s’e njeh Kosovën”

Aktuale November 22, 2022 - 13:55

Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, ka bërë ndërlidhjen e prejardhjes së shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, me dialogun.

Në një shkrim në Twitter, Israeli konsideron se dështimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht për shkak të Borrellit.

Kjo, pasi Borrelli ka prejardhje nga Spanja, e cila është njëra ndër pesë shtetet e BE-së që nuk njeh shtetin e Kosovës.

“Dështimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është dështim për shkak të shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Vendlindja e Borrellit është njëra nga ato shtete që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ashtu sikur edhe Serbia. Pra, BE-ja ka dështuar në rolin e saj si ndërmjetës neutral”, shkroi gazetari Israel.

Ndryshe, Borrelli u konsiderua se pati një qasje ndryshe kundrejt Kurtit, gjatë të hënës në Bruksel.

Borrelli ka thënë se BE-ja iu ka dhënë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Sipas tij, këtë propozim e ka pranuar Vuçiqi, por e ka refuzuar Kurti.

Ai theksoi se “do t’i informojë shtetet anëtare [të BE-së], partnerët, për sjelljen e palëve dhe mosrespektimin e detyrimit ligjor ndërkombëtar”.

“Kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, tha kryediplomati evropian.

Image