Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për qetësi dhe përkushtim ndaj dialogut

Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për qetësi dhe përkushtim ndaj dialogut

Aktuale November 22, 2022 - 10:01

Përfaqësuesja speciale e sekretarit të përgjithshëm dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka përcjellë diskutimet në Bruksel dhe shpreh keqardhjen që nuk është arritur marrëveshje për tejkalimin e ngërçit aktual.

Ziadehi thekson nevojën për të shmangur çdo përshkallëzim që mund të destabilizojë situatën në terren, të çojë në pasoja të padëshiruara dhe të rrezikojë të arriturat e fituara me vështirësi të dekadës së fundit.

“Dialogu dhe kompromisi janë themeli i çdo plani për paqe të qëndrueshme”, tha Ziadehi, duke bërë thirrje për udhëheqje të përgjegjshme dhe përkushtim të vërtetë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Bisedimet duhet të vazhdojnë me mirëbesim, në mënyrë që trajektorja aktuale të kthehet në anën e kundërt”, u shpreh ajo.