Kështu duket fletë-gjoba e paraparë për targat ilegale në veri
Foto: Laura Hasani

Kështu duket fletë-gjoba e paraparë për targat ilegale në veri

Aktuale November 22, 2022 - 09:51

As sot nuk do të nisë shqiptimi i gjobave për qytetarët serbë që nuk kanë ndërruar targat ilegale në RKS.

Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ta shtyrë vendimin për 48 orë, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tëvë1 ka siguruar një fletë gjobitjeje, e cila ka pasur të hyjë në fuqi prej sot.

Sipas Qeverisë, gjoba për ata që nuk respektojnë vendimin është në shumën prej 150 eurosh.

Image