Grenell: S’kam parë kurrë që Brukseli ta kritikojë Kosovën kaq ashpër, ekipi i Trumpit arriti katër marrëveshje
Foto: Laura Hasani

Grenell: S’kam parë kurrë që Brukseli ta kritikojë Kosovën kaq ashpër, ekipi i Trumpit arriti katër marrëveshje

Aktuale November 22, 2022 - 09:41

Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, e quajti patetike deklaratën e gazetarit Lawrence Norman, i cili tha se ka shumë pakënaqësi për mënyrën se si politika amerikane e trajtoi këtë çështje nën administrimin e Donald Trumpit.

Kështu Grenelli i është përgjigjur postimit të Normanit, i cili theksoi se ishte e paprecedentë që Brukseli kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk kam parë kurrë që Brukseli ta kritikojë Kosovën kaq ashpër. Është e paprecedentë. Ndoshta reflekton zemërimin e vërtetë ndaj Albin Kurtit. Ka pasur shumë pakënaqësi evropiane me mënyrën se si politika amerikane e ka trajtuar këtë çështje nën administratën ‘Trump’, por e vërteta është se gjërat janë më keq”, shkroi Normani në Twitter.

Grenelli e quajti patetik këtë njoftim, duke shtuar se administrata e Trumpit ka arritur katër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Patetike. A keni Google, Lawrence? Ekipi i Trumpit arriti katër marrëveshje të suksesshme, ndërsa Brukseli u ankua se SHBA-ja ishte shumë e ashpër ndaj Kurtit. Tani Brukseli po shembet dhe po thërret Kurtin dhe ju nuk e shihni hipokrizinë”, shkroi Grenelli në Twitter.