Vranët dhe riga shiu, ky është parashikimi i motit për sot

Vranët dhe riga shiu, ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale November 22, 2022 - 08:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga lokale shiu.

Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull, e cila do ta zvogëlojë dukshmërinë horizontale dhe do të krijojë vështirësi në komunikacion.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit. /Zëri

Image