Analisti serb: Kurti në rrugë të mirë për t’u bërë aleat i regjimit të Vuçiqit
Sot u zhvillua një takim trepalësh mes Kosovës, Serbisë si dhe përfaqësuesve të BE-së që nuk prodhoi ndonjë marrëveshje.
Për këtë ka shkruar edhe analisti serb i politikave të jashtme të BE-së, Srdjan Cvijic, i cili u shpreh se pa asnjë meritë Vuçiqi po paraqitet si palë konstruktive në dialog, raporton Zeri.info.
Ai ndër të tjera ka thënë se kryeministri Kurti është në rrugë të mirë për t’u bërë aleat i regjimit të presidentit serb.
“Albin Kurti është në rrugë të mirë për t’u bërë aleati më i madh I regjimit të Vuçiqit në Serbi. Pa ndonjë përpjekje apo meritë, Vuçiqi po duket si palë kontruktive në dialogun Kosovë-Serbi”, shkroi Cvijic në Twitter. /Zëri
Albin Kurti is on a good path of becoming the biggest ally of Vuëië’s regime in Serbia. Without any effort nor merit Vuëië seems a constructive party in the Kosovo-Serbia dialogue.
— Srdjan Cvijic (@srdjancvijic) November 21, 2022