Abazi sërish kundër Qeverisë: Të shtyhet afati për targat ilegale

Abazi sërish kundër Qeverisë: Të shtyhet afati për targat ilegale

Aktuale November 21, 2022 - 22:58

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi sërish “i ka dalë kundër” vendimeve të partisë së tij.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që ta shtyej afatin për targat ilegale në mënyrë që të mos shkaktohen trazira, raporton Zeri.info.

Abazi ndër të tjera ka listuar edhe qëllimet që ka Serbia përmes problematizimit të targave, teksa u shpreh se Vuçiqi ka për qëllim të sabotojë propozimin franko-gjerman, të vonojë procesin e ratifikimit të marrëveshjeve të Berlinit dhe të largojë presionin e SHBA-së dhe BE-së nga vetja duke e paraqitur Kosovën si “kokëfortë”.

“Rrjedhimisht, marrëveshja nuk ka qenë çështje orësh siç është thënë nga naiviteti i vazhdueshëm por ka qenë qëlimisht i pamundësuar! Nuk kemi nevojë për trazira në veri të vendit dhe duhet që sonte të dalim nga kjo situatë duke shtyer për 10 muaj zbatimin e planit për targat dhe të fokusohemi tek marrëveshja finale”, shkroi ai. /Zëri