Situata në veri pas takimit të sotëm në Bruksel, komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën

Situata në veri pas takimit të sotëm në Bruksel, komandanti i KFOR-it takohet me Sveçlën

Aktuale November 21, 2022 - 22:16

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia është takuar këtë mbrëmje me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për të diskutuar për situatën aktuale në Kosovë pas tensioneve për targat ilegale.

Komandanti Ristuccia u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të injorojnë çdo veprim që mund të dërgojë në përshkallëzim të situatës, raporton Zeri.info.

Ai po ashtu u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me përgjegjësi që të ruajnë stabilitetin, duke thënë se është tejet e rëndësishme të mënjanohen situatat përshkallëzimet, duke iu referuar situatës së tensionuar në gusht.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e KFOR-it, gjeneralmajori Ristuccia ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me gjithë akterët kryesor, duke përfshirë komandantin e EULEX-it dhe institucioneve mbrojtëse të Kosovës si dhe me shefin e Forcave të Armatosura Mbrojtëse të Serbisë.

“KFOR-i mbetet vigjilent dhe do të vazhdojë misionin e udhëhequr nga NATO-ja për të ofruar siguri dhe stabilitet për qytetarët e Kosovës”, citohet të ketë thënë Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. /Zëri