Matoshi Kurtit: Kthehu te koncepti amerikan ose kthehu te shtëpia
Aktuale
November 21, 2022 - 22:06
Opinionisti Halil Matoshi i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit të kthehet te koncepti amerikan ose “të kthehet te shtëpia”.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Matoshi ka thënë se, sot Kurti e mori goditjen nga evropianët, pasi siç u shpreh ai, “nuk e bëri hesapë SHBA-në”.
Sot gjatë gjithë ditës ka pasur bisedime në Bruksel, por pa rezultate.