Haradinaj i bën thirrje Kurtit të tërhiqet nga targat, kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit
Foto: Laura Hasani

Haradinaj i bën thirrje Kurtit të tërhiqet nga targat, kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Aktuale November 21, 2022 - 21:40

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kreut të ekzekutivit, Albin Kurti që ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, të thërrasë seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar nga AAK-ja për tejkalimin e situatës së krijuar, si dhe presidentes Osmani të mbajë rol aktiv në qetësimin e situatës.

Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj po ashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të përmbahen nga çdo veprim që mund që çojë në dhunë. /Zëri