Borrelli bisedon me Stoltenbergun: Të përkushtuar të shmangim çdo përshkallëzim në Kosovë

Borrelli bisedon me Stoltenbergun: Të përkushtuar të shmangim çdo përshkallëzim në Kosovë

Aktuale November 21, 2022 - 20:56

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg për takimin e sotëm në Bruksel.

Ai ka thënë se BE-ja dhe NATO-ja mbeten të përkushtuara që të shmangin çdo lloj përshkallëzimi në Kosovë.

Borrelli më tej ka thënë se përshkallëzimet duhet të shmangen.

“Bisedova me Jens Stoltenbergun për rezultatin zhgënjyes nga takimi mes Kosovës e Serbisë. Përshkallëzimi duhet të shmanget. BE-ja dhe NATO-ja janë të koordinuara për situatën në terren”, shkroi ai në Twitter. /Zëri