Pacolli: BE-ja duhet të jetë neutrale në negociata, ta respektojë Kosovën si shtet

Pacolli: BE-ja duhet të jetë neutrale në negociata, ta respektojë Kosovën si shtet

Aktuale November 21, 2022 - 20:23

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas takimit trepalësh mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe shefit të BE-së, Josep Borrell.

Ai ka thënë se BE-ja duhet të jetë neutrale në negociata dhe ta respektojë Kosovën si shtet, raporton Zeri.info.

“Dialogu nuk mund të vazhdoj përgjithmonë. Duhet vendosur afati i fundit! Dhe të mos harrojmë as premtimin për liberalizimin e vizave”, shkroi ai.

Kujtojmë se Borrelli pas takimit tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje, sepse sipas tij Kurti refuzoi propozimin e BE-së. /Zëri