Gërvalla: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ndodh me njohjen reciproke

Gërvalla: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë ndodh me njohjen reciproke

Aktuale November 21, 2022 - 19:02

Sot në Bruksel u zhvillua një takim tetëorësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nën mbikëqyrjen e shefit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Por, në këtë takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje, raporton Zeri.info.

Pas kësaj ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, e cila ka thënë se Kosova është e përkushtuar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo ka thënë se normalizimi mund të ndodh me njohjen reciproke në qendër.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo mund të arrihet në mënyrë të qëndrueshme vetëm me zgjidhje të drejta dhe të drejta, me njohjen reciproke në qendër. Asnjëherë me qetësimin e ngatërrestarëve dhe kriminelëve, vetëm me shtetin ligjor”, shkroi ajo në Twitter. /Zëri