Ambasadori i Britanisë i zhgënjyer: Situata aktuale paraqet rrezik për jetën e njerëzve

Ambasadori i Britanisë i zhgënjyer: Situata aktuale paraqet rrezik për jetën e njerëzve

Aktuale November 21, 2022 - 16:41

Ambsasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur zhgënjimin e tij që nga takimi i sotëm në Bruksel nuk pati marrëveshje.

Abbott ka thënë se gjendja aktuale, paraqet rrezik për sigurinë në Kosovë.

“Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për të përmirësuar jetën e tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensioneve ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë. Nevoja urgjente është të bëhet përparim në një marrëveshje normalizimi që do t'i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet për çështje të tilla si targat”, theksoi Abbott.

Ndryshe, kryediplomati evropian Joseph Borrell, deklaroi se sot kanë ofruar një propozim, por që sipas tij është refuzuar nga kryeministri Albin Kurti.