Kjo zonë e Prishtinës nesër s’do të ketë ujë nga ora 13:00 deri në 16:00
Foto: Zëri / Ilustrim

Kjo zonë e Prishtinës nesër s’do të ketë ujë nga ora 13:00 deri në 16:00

Aktuale November 21, 2022 - 15:42

Ujësjellësi “Prishtina” njofton konsumatorët e kompleksit banesor “Standard” në rrugën “Brahim Ademi” në lagjen “Bregu i Diellit” se gjatë ditës së nesërme, 22 nëntor, duke filluar nga ora 13:00-16:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas Ujësjellësit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike, respektivisht vendosja e ujëmatësit zonal që ka për qëllim parandalimin/ reduktimin e humbjeve të ujit.