LVV-ja i kërkon KQZ-së shtyrjen e afatit për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri
Foto: Laura Hasani

LVV-ja i kërkon KQZ-së shtyrjen e afatit për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Aktuale November 21, 2022 - 13:48

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatin për regjistrim të partive politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në veri të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar anëtari i KQZ-së nga LVV-ja, Alim Rama.

Ai megjithëkëtë ka mohuar se kjo kërkesë ka të bëjë me zhvillimet politike në Bruksel dhe mundësinë e kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.

“Jo, nuk ka të bëjë me këtë, sepse unë këtë çështje e kam ngrit që nga e marta e kaluar. Në kërkesën time i kam paraqitur arsyet që konsideroj se nuk janë projektuar siç duhet këto afate dhe është hera e parë që nuk kanë kaluar nëpër Këshilla Komunalë Zgjedhor”, tha Rama për RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se gjasat që kjo mbledhje do të mbahet në mënyrë elektronike, sepse kryesuesi i KQZ-së nuk është në Kosovë.