Vazhdon takimi urgjent në Bruksel, as pas tri orëve s’dihet nëse ka marrëveshje për targat
Foto: European Union

Vazhdon takimi urgjent në Bruksel, as pas tri orëve s’dihet nëse ka marrëveshje për targat

Aktuale November 21, 2022 - 13:40

Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian Josep Borrell, kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Janë bërë më shumë se tri orë që kur në Bruksel ka nisur takimi trepalësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Takimi, i cili po mbahet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell, ka nisur diku rreth orës 10:00, është duke vazhduar ende në ndërtesën e Bashkimit Evropian.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka takuar fillimisht kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në mëngjes pak pas orës 8:00. Pas kësaj, rreth orës 9:00 ka pasur një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

BE-ja ka njoftuar se pas përfundimit të takimit do të ketë një konferencë për media nga shefi i diplomacisë, Josep Borrell, por koha nuk është bërë e ditur.

Ndërkaq, mediat në Serbi kanë bërë të ditur se nuk ka përafrim të qëndrimeve sa i përket zgjidhjes së krizës lidhur me targat.

Image