Gjoshi: Kurti refuzoi këshillën miqësore të SHBA-së, po i nënshtrohet diktatit të Vuçiqit
Foto: European Union

Gjoshi: Kurti refuzoi këshillën miqësore të SHBA-së, po i nënshtrohet diktatit të Vuçiqit

Aktuale November 21, 2022 - 13:28

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po negocion me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një çështje të brendshme.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gjoshi shkroi për takimin në mes të kryeministrit së Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe, sipas Gjoshit, kryeministri Kurti ka refuzuar kërkesën e SHBA-së, por ai ka pranuar t’i nënshtrohet diktatit destruktiv të Serbisë, teksa kjo përbën fuqizim të shtetit serb në Kosovë.