Oftalmologjia dhe Kirurgjia “vërshohen” nga uji, ndërpriten shërbimet për pacientë

Oftalmologjia dhe Kirurgjia “vërshohen” nga uji, ndërpriten shërbimet për pacientë

Aktuale November 21, 2022 - 13:20

Jo për të parën herë, Klinika e Kirurgjisë dhe ajo Oftalmologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë vërshuar nga uji, pas reshjeve të shumta nga shiu.

Pacientë, të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Oftalmologjike, kanë raportuar për “Albanian Post” se nuk janë duke pasur mundësi të marrin shërbimin, për të cilin edhe janë paraqitur në këto klinika.

Të njëjtët kanë thënë se për rrjedhjen e ujit askush nuk është duke ndërmarrë asgjë, ndërsa kjo po krijon vështirësi që pacientët edhe të kalojnë nëpër ambientet e vërshuara.

Me probleme të ngjashme në të kaluarën ishin ballafaquar edhe Klinika Onkologjike, ajo e Pulmologjisë, si dhe laboratori i Pediatrisë.

Në bazë të Ligjit për shëndetësi, SHSKUK-ja ka për detyrë të ofrojë shërbime cilësore të kujdesit shëndetësor duke synuar performancë, efiçiencë dhe efikasitet sa më të lartë të shërbimeve për pacientët në pajtim me Ligjin për shëndetësi, por në jo gjithmonë arrihet.

SHSKUK-ja është institucion unik shëndetësor dhe përbëhet nga institucionet e nivelit dytësor (sekondar) dhe tretësor (terciar) të kujdesit shëndetësor në sektorin publik të shëndetësisë si njësi organizative në pajtim me Ligjin për shëndetësi.