Pas takimit trelateral, pritet të deklarohet Borrelli

Pas takimit trelateral, pritet të deklarohet Borrelli

Aktuale November 21, 2022 - 13:16

Janë bërë gati tri orë që kur takimi trepalësh ka nisur, në orën 10:00 të mëngjesit, në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe fascilitorëve të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe Josep Borell.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell pritet që pas takimit të dalë në konferencë për media për të shpjeguar ecurinë e bisedimeve mes palëve.

Ndonëse nuk ka ende asnjë informacion zyrtar rreth bisedimeve, media opozitare serbe “Nova.rs” ka raportuar se sipas burimeve diplomatike të tyre presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar propozimin e BE-së për zgjidhjen e çështjeve të targave.

Më tej, sipas tyre, as Albin Kurti “nuk është treguar më konstruktiv”, për çka, duke cituar burimet e tyre, kjo gazetë thotë se Kurti ka insistuar në konvertimin e tërësishëm të targave në RKS për ata që i mbajnë ato të paligjshmet KM etj.

Më 22 nëntor kalohet nga masa e shqiptimit të qortimeve në ato të gjobave për vozitësit e këtyre veturave, ka lajmëruar dje Policia e Kosovës.

Josep Borell ka thënë kategorikisht se “nuk mund të hyjmë në 21 nëntor” pa arritur një marrëveshje për targat.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk pret rezultat nga takimi trelateral BE-Kosovë-Serbi, por se ka shkuar “vetëm për t’u dhënë arsye se Serbia nuk dëshiron zgjidhje”.