Me Kurtin në Bruksel, edhe ministrja Gërvalla dhe ambasadori Bajrami

Me Kurtin në Bruksel, edhe ministrja Gërvalla dhe ambasadori Bajrami

Aktuale November 21, 2022 - 13:04

Bashkimi Evropian ka publikuar pamje nga takimi urgjent i thirrur nga shefi i diplomacisë, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në Bruksel sot Kurti u prit nga Borrelli dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Bashkë me Kurtin ishin: ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Paraprakisht, i pari i ekzekutivit kosovar është pritur nga Lajçaku dhe më pas nga Borrelli, me të cilët e ka zhvilluar një takim, para atij trepalësh në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.