“Tik-tak-tik-tak”, çfarë mesazhi i dha Borrelli Kurtit me dy orët mbi tavolinë [video]

“Tik-tak-tik-tak”, çfarë mesazhi i dha Borrelli Kurtit me dy orët mbi tavolinë [video]

Aktuale November 21, 2022 - 12:53

Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim është duke u bërë me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.

Një gjë e pazakonte ka ndodhur gjatë takimit Kurti - Borrell.

Megjithëse Borrelli e ka një orë të varur në dorën e tij, në tavolinën ku është i pranishëm edhe Kurti, ai i nxjerr edhe dy orë të tjera nga xhepi i tij dhe i vendos aty mbi tryezë.

Kujtojmë se qeveria “Kurti” ka marrë një serë kritikash nga bashkësia ndërkombëtare për vendimin që ka paralajmëruar se do të shqiptohen gjoba nga data 22 nëntor për ata që drejtojnë vetura me targa ilegale. /Klan Kosova