Pamje dramatike në Klinë, banorët largohen me traktor e ekskavator pas vërshimeve

Pamje dramatike në Klinë, banorët largohen me traktor e ekskavator pas vërshimeve

Aktuale November 21, 2022 - 12:08

Reshjet e shiut kanë bllokuar disa zona në Dukagjin.

Në Klinë, sipas videove të publikuara nga mediet lokale, shihet se niveli i ujit është mjaft i lartë si pasojë e reshjeve të shiut, shkruan “Zeri.info”.

Sipas videove të publikuara, në vendin e njohur si “Ura e Haxhisë” disa qytetarë nxirren me traktor nga shtëpitë e tyre e më pas transportohen me ekskavator.

Këtë zonë të Klinës ka dalë nga afër për ta monitoruar edhe kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj. /Zëri