Nis takimi Kurti - Borrell

Nis takimi Kurti - Borrell

Aktuale November 21, 2022 - 09:10

Ka nisur takimi mes kryediplomatit Josep Borrell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

Pas Kurtit, Borrelli pret presidentin serb Aleksandar Vuçiq, më pas pritet të ndodhë takimi i përbashkët.

Borrelli mbrëmë ka deklaruar se duhet të ndodhë depërshkallëzimi i situatës.

“Unë do të thërras nesër (sot) një takim urgjent të dialogut Beograd-Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për depërshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi Borrelli në Twitter.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbrëmë se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 eurove për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme. /Rel