Vërshimet në Pejë, kjo është gjendja aktuale e shtratit të Lumbardhit [video]
Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien tash e tri ditë në Kosovë, gjatë së dielës kanë shkaktuar vërshime në disa komuna.
Me vërshime u përball edhe komuna e Pejës, ku shumë rrugë e lagje të këtij qyteti i mbuloi sasia e madhe e ujit.
Si rezultat i reshjeve në Pejë, është rritur edhe niveli i ujit të Lumbardhit, i cili ende vazhdon të jetë në rrezik për të dalë nga shtrati.
Vërshimet shkaktuan shumë probleme në këtë qytet, ku si pasojë filloi edhe shembja e trotuareve.
Në disa fotografi që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se shembja e shëtitores pranë Lumbardhit ka vazhduar. Ndërkaq, kujtojmë se IHMK-ja ka bërë të ditur se situatë e njëjtë do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.
Në videon e mëposhtme i keni pamjet që janë regjistruar pak më parë: