Projektligji për Paga i dërgohet Zyrës së Kryeministrit

Projektligji për Paga i dërgohet Zyrës së Kryeministrit

Aktuale November 20, 2022 - 22:35

Projektligji për Paga i është dërguar Zyrës së Kryeministrit.

Këtë e ka pranuar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Norë Fetoshi.

Kjo e fundit tha për Expose se konsultimi publik për këtë projektligj ka përfunduar dhe se i njëjti është në fazë të vlerësimit të ndikimit financiar.

“Konsultimi publik i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik ka përfunduar. Projektligji për Pagat është në fazë të vlerësimit të ndikimit financiar në MPB dhe më pas do të përcjellët për vlerësim të ndikimit buxhetor në MFPT. Gjatë javës, projektligji është dërguar tek Zyra e Kryeministrit për opinion të përputhshmërisë me ‘acqui’ të BE-së”, tha fillimisht Fetoshi.

Tutje, ajo shtoi se ministria ka pranuar komente nga institucionet dhe qytetarët për projektligjin respektiv.

“Ministria ka pranuar komente nga institucionet dhe/apo qytetaret te ndryshëm. Këto komente do të jenë shumë shpejt të qasshme në platformën e konsultimeve publike, sipas legjislacionit në fuqi. Komentet e pranuara kanë ofruar sugjerime dhe rekomandime në pika të caktuara të Projektligjit. Ministria e Punëve të Brendshme do të adresojë çdo koment i cili është në përputhje me parimet që ka vendosur Projektligji dhe adresimi i tyre veçse është në fazë përfundimtare. Gjatë këtij muaji, Projektligji do të procedohet për votim në Qeveri.”