Situata e reshjeve, mbi 100 efektivë nisen drejt Shkodrës [video]

Situata e reshjeve, mbi 100 efektivë nisen drejt Shkodrës [video]

Aktuale November 20, 2022 - 21:57

Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile janë nisur mbrëmjen e kësaj të diele drejt Shkodrës, për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet.

Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri Edi Rama.

“Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.