Që 7 javë s’ka ministër të Shëndetësisë

Që 7 javë s’ka ministër të Shëndetësisë

Aktuale November 20, 2022 - 20:27

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka rikthyer temën e ministrit të shëndetësisë.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Gjoshi ka thënë se tashmë po bëhen shtatë javë pa shef të dikasterit të shëndetësisë.

“Dikush mund të thotë se kjo është papërgjegjësi e kryeministrit, por edhe nëse ai do ta emërojë ministrin, situata nuk do të ndryshojë asgjë”, shkroi ndër të tjerash ai.