Vërshimet në Kosovë, ministri Sveçla thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar

Vërshimet në Kosovë, ministri Sveçla thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar

Aktuale November 20, 2022 - 18:28

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla është deklaruar mbi gjendjen e krijuar në vend si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur në disa komuna.

Sveçla ka njoftuar se ekipet e menaxhimit të emergjencave që nga orët e hershme të mëngjesit ndodhen në terren dhe kanë reaguar në të gjitha rastet e evidentuara.

“Sapo kam pranuar raportin nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave rreth gjendjes së krijuar me ç’rast konfirmohet se në zonën e Dukagjinit kemi dëme të ndryshme nga vërshimet. Momentalisht, situata është duke u menaxhuar dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga Qendrat Emergjente në të gjitha komunat”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell “Zeri.info”.

Për më tepër ministri Sveçla iu bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe për çdo situatë të krijuar, kërkoi ga qytetarët që të thërrasin numrin emergjent 112. /Zëri