Krasniqi del në terren për ta përcjellë situatën pas vërshimeve

Krasniqi del në terren për ta përcjellë situatën pas vërshimeve

Aktuale November 20, 2022 - 15:38

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka dalë në terren pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura.

Krasniqi ka thënë se është duke e përcjellë me vëmendje situatën, teksa shtoi se është duke biseduar me kryetarët e komunave për dëmet e shkaktuara.

“Me vëmendje po përcjellim situatën me vërshime pas reshjeve të shumta të shiut. Me disa Kryetarë të Komunave kam biseduar lidhur me situatën aktuale, gjithashtu kam vizituar disa nga lokacionet të cilat kanë pësuar dëme si ura në Vranoc e cila lidh Pejën dhe Deçanin e cila është dëmtuar si pasojë e vërshimeve”, shkroi ai. /Zëri