Vërshimet në Mitrovicë, Hamza del në terren për inspektim

Vërshimet në Mitrovicë, Hamza del në terren për inspektim

Aktuale November 20, 2022 - 15:24

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka dalë për ta përcjellë nga afër situatën e krijuar nga vërshimet.

Hamza është zotuar se do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t’u dalë në ndihmë qytetarëve, raporton Zeri.info.

“Brenda kapaciteteve tona jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme, kemi mobilizuar të gjithë operatorët e nevojshëm dhe së bashku me ta jemi në terren. Reshjet e dendura kanë bërë që niveli i ujit në lumenjët e qytetit të Mitrovicës të rritet dhe kjo ka shkaktuar një situatë serioze prandaj jemi duke e vëzhguar situatën nga afër”, u shpreh ai.

Kujtojmë se edhe shumë komuna të tjera të Kosovës janë duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura. /Zëri